Grupi femëror <Pussy Riot> është
përgjegjës për akte rrugaçërie, të motivuara nga urrejtja fetare. Është
ky vendimi i gjykatës ruse, e cila i ka dhënë dy vjet burg secilës prej
anëtareve të bandës.
Gjyqtarja Sirova, duke
lexuar vendimin në sallën e gjyqit, ka mohuar zërat se dënimi ndaj
treshes së femrave ka motive politike.