Site menu |
|
|
Search |
|
|
Hyria |
|
|
Calendar |
|
|
|
|
| | |
Faqia e pare » 2012 » Gusht » 24 » Shokuese: 21 vjet burg për 77 vrasje per Breivik
2:07 PM Shokuese: 21 vjet burg për 77 vrasje per Breivik |
21 vjet burg për vrasësin në
masë, Andres Behring Breivik, nga dy sulmet e të cilit më 22 korrik të
vitit të kaluar në Oslo, Dhe Utoya humbën jetën 77 persona, shumica të
rinj që ndodheshin në një kamp veror. Në përfundim të procesit të
gjykimit ndaj tij, Gjykata norvegjeze vendosi se Breivik është i aftë
mendërisht dhe i dha dënimin maksimal, që sipas ligjeve të vendit, është
21 vjet burg.
Në momentin e dhënies së vendimit
Breivik ka buzëqeshur, kur është gjykatësja është shprehur me frazën e
aftësisë së tij mendore.
Breivik pranon vrasjen e 77
personave dhe plagosjen e 240 të tjerëve, kur pas shpërthimit të një
bombe në Oslo, iu drejtua kampit të ishullit Utoya, i armatosur "deri në
dhëmbë”, hapi zjarr ndaj të rinjve që ndodheshin në kamping duke
shkaktuar dhjetra viktima dhe kaos.
SHQIPTARJA QË HUMBI JETËN NË OTAYO Lejla Selaci,
17-vjecarja nga Kosiova mbeti viktimë në ishullin Otayo. Ministria e
Jashtme e Kosovës në bashkëpunim me autoritet norvegjeze konfirmuan
lajmin për gjetjen e trupit e pajetë të 17-vjecares kosovare, 1 javë pas
terrorit të dyfishtë që përjetoi Norvegjia.
Ndërkohë tani Breivik do të vuajë
ditët e tij të burgut në një qeli. Në fakt i janë lënë tre tre qeli me
një madhësi prej 8 metrash katrorë secila, me pajisje normale, me
kompjuter jo të lidhur me internetin dhe me televizor. Po ashtu për të
mbajtur trupin në formë edhe një palestër e vogël. Për ironi, Fox News
vlerësoi se kjo hapësirë është thuajse e njëjtë me apartamentet normale
në New York.
Burgu me 5 yje per Breivik
|
Kategoria: laime nga bota |
Shikimet: 1001 |
Postuar: korca-live
|
|
|
|