Skandali në Korçë, zhduken 60 vepra arti 30 të Vangjush Mios
Rreth 60 piktura të fondit të galerisë së arteve figurative "Guri Madhi"
në Korçë dyshohet të jenë zhdukur. Prej tyre mendohet se 30 vepra i
përkasin piktorit të popullit Vangjush Mio ndërsa pjesa tjetër janë
punime të piktorëve më të mirë Korçarë gjatë shekullit të fundit. Sipas
specialistëve vetëm një tablo e Mios vlen nga 10 000 deri në 30 000
dollarë. Ende nuk dihet saktësisht se sa piktura te tij mungojnë por kjo
do të mësohet pas përfundimit të inventarit që ka nisur nga punonjësit e
galerisë.
Lidhur me ngjarjen, Drejtori i kësaj Galerie, Vladimir Topi tha se
ish-pergjegjesi i ka pohuar se në godinë nuk është vënë re asnjëherë
ndonjë thyerje apo dëmtim që të dëshmojë se kanë hyrë grabitës. Ndërkohë
që nuk dihet koha e sakte e zhdukjes se tyre,
... Lexo me shum »